Ja për çka dyshohen Ramadan Muja dhe Minir Krasniqi

Burimet brenda Komunës së Prizrenit hetimet lidhur me kallëzimin tjetër penal ndaj kryetarit Ramadan Mujës dhe kryetarit të PDK-së, Minir Krasniqi janë iniciuar pas djegies së së objektit të –ish “Benaf”-it, i cili objekt është djegur vitin e kaluar. Muja dhe Krasniqi kanë lidhur kontratë të dëmshme dhe kanë shpërdoruar detyrën apo autoritetin zyrtar.

Drejtori aktual i Administratës Ilir Baldedaj ka pohuar se Komuna ka pasur një kontratë të qirasë me Benafin .

“Pas djegies së Benafit policia ka bërë një kërkesë zyrtare për qasje në kontratë dhe aneks kontratë. Të gjitha dokumentet u janë dhënë hetuesve të policisë”, ka thënë Baldedaj.

“Nuk janë bërë në kohën kur unë kam qenë drejtor. Unë e kam gjetur këtë gjendje”.

Muja dhe Krasniqi me Benafin kanë nënshkruar më 27 qershor 2012 edhe aneks kontratën e dytë për dhënien me qira për katër vjet të tjera,përkatësisht 2016, edhe pse neni 3 i kontratës së parë mes Komunës dhe “Benaf”-it i nënshkruar në vitin 202 parashihet pas periudhës 6 +4 vjet”pa kurrfarë procedure të veçanet qiradhënësit ta lirojë dhe dorëzojë në posedim dhe shfrytëzim të lirë hapësirën dhe objektet lëndore këtu qiradhënësin si pronar”. /Koha Ditore/

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit