24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Smaka gjen krerët e shtetit shkelës të Kushtetutës

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, thotë se brenda dy tri viteve janë modifikuar 66 akte ligjore, gjë që, sipas tij, nuk do të duhej të ndodhte, meqë ligjet duhet të kenë qëndrueshmëri së paku 30 vite.

Smaka, në një bisedë për Kosovapress ka folur edhe për zbrazëtinë juridike, e cila sipas tij edhe ndikoi në vazhdimin e ngërçit politik, nga edhe vendi mbeti pa institucione për gjashtë muaj. Kjo, sipas tij, është boshllëku që është krijuar në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, për çka nuk ka një zgjidhje që ofron kjo Kushtetutë, e që sipas tij do të duhej ta bënte.

“Përderisa, në qoftë se do të dështojë zgjedhja e Presidentit edhe në xhiron e tretë do të shpërbëhej Kuvendi, nëse do të dështojë zgjedhja e kryeministrit edhe në xhiron e dytë do të shpërbëhej kuvendi, dhe vendi do të shkonte në zgjedhje, për kryetarin e kuvendit nuk ka kësi akuze, këso alineje. E çështja e kryetari Kuvendit është abinicio, është parakusht, nuk bën pa të, se pa u konstituuar kuvendi nuk mund të zgjidhet as presidenti, kryeministri e më pas Qeveria”, tha Smaka.

Sipas Smakës, kushtetuta ka probleme që në preambulën e saj. Derisa në gjuhën shqipe kur flitet për qytetarët e Kosovës, atyre iu referohet si banorë, në kushtetutën në gjuhën serbe, qytetarët emërohen si qytetarë, gjë e cila është krejtësisht në rregull dhe e njëjta duhet të aplikohet edhe në tekstin e Kushtetutës në gjuhën shqipe.

Smaka ka identifikuar pikërisht krerët e shtetit si shkelës të aktit më të lartë juridik të vendit. Për shembull, ai që do të duhej të mbronte Kushtetutën, themeluesi i saj, Kuvendi i Republikës, sipas Smakës ka bërë shkeljen e saj me emërimin e katër gjykatësve të Gjykatës Kushtetute.

“Kuvendi i Kosovës e ka shkelur Kushtetutën kur i ka zgjedhur katër gjykatës të Gjykatës Kushtetuese në kundërshtim me nenin 6 paragrafin 10 të Ligjit për GjK. Pra, Parlamenti, Kuvendi që bën ligjin, që ka miratuar Kushtetutën, e ka shkelur atë”, thotë Smaka.

Më Shumë

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Demaskimi i Deepfake Phishing-ut: Mbrojeni veten nga taktikat e reja të bazuara në IA

nga Dren Gërguri Phishing-u nuk është fenomen i ri, është përdorë për dekada të tëra, për të hakuar ose për të depërtuar apo për t’u...

Lajmet e Fundit