18 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Jacobson ka vizituar Hoqën e Madhe

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson sot ka vizituar fshatin Hoqë e Madhe në Komunën e Rahovecit, ku ka marrë pjesë në përurimin e projektit për riparimin e Kishës së “Shën Stefanit“.

Jakobson me këtë rast ka premtuar edhe projekte të tjera të Ambasadës amerikane për të gjitha komunitetet në Kosovë të cilat do të jenë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Më vjen shumë mirë që sot patëm rastin të qëndrojmë në Hoqë të Madhe në Rahovec me rastin e inaugurimit të projektit për riparimin e Kishës së Shën Stefanit. Ne po ashtu do të vazhdojmë të bëjmë edhe riparimin e Kishës së Shën Gjonit dhe vreshtarive këtu. Ne u jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë nga IRD –ja për ruajtjen e kësaj pjese kaq të rëndësishme të trashëgimisë së larmishme të Kosovës. Unë dua të theksoj se Ambasada amerikane gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla”, tha ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Jacobson pati një takim edhe me kryetarin e Komunës në Rahovec, Idriz Vehapi. Sipas saj takimi ishte shumë konstruktiv me ç’rast nga kreu i kësaj komune mori premtime për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe duke paralajmëruar edhe themelimin e një këshilli të veçantë për zbatimin e këtij ligji.

Më Shumë

Suspendohen dy policë në Rahovec për keqpërdorim të detyrës

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor Rahovec, të Drejtorisë Rajonale...

Numërohen 80 për qind të votave në Prizren/ Kjo është renditja e votave të kandidatëve të Vetëvendosjes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas numërimit të 80  për...

Lajmet e Fundit