19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Jahjaga: Dialogu, mënyra e vetme e normalizimit të raporteve me Serbinë

jahjaga me evaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane, i udhëhequr nga Eva Kjer Hansen.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është promotore e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të njëjtën kohë shembull i ndërtimit të marrëdhënieve me vendet fqinje.

Ajo e njoftoi delegacionin danez edhe për procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të cilin e cilësoi si të vetmen mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme me qëllim të përshpejtimit të rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

Presidentja Jahjaga i falënderoi institucionet dhe popullin e Danimarkës për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Kryesuesja e delegacionit nga komisioni parlamentar i Danimarkës për çështje evropiane, Eva Kjer Hansen, e përgëzoi presidenten Jahjaga, institucionet dhe popullin e Kosovës për sukseset e arritura deri më tash në procesin e shtetndërtimit.

Ajo shprehu mbështetjen e vendit të saj për rrugën e integrimit dhe për të gjitha proceset e tjera nëpër të cilat po kalon Kosova.

Më Shumë

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Igor Jovovic emërohet trajner i ri i Bashkimit

Klubi Basketbollistik Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht emërimin e malazezit Igor Jovovic si trajner i parë i skuadrës për edicionin 2025/2026, duke synuar një etapë...

Lajmet e Fundit