17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Jahjaga sfidon Thaçin për president?

Kandidati i vetëm për president i koalicionit qeverisës, PDK-LDK, Hashim Thaçi, mund të sfidohet nga presidentja e tanishme, Atifete Jahajga.
Kësaj të fundit i ka mbetur me pak se një vit në krye të shtetit, ndërsa një mandate i dytë, disa herë është përmendur nëpër qarqe të ndryshme.

I kontaktuar nga ORAinfo, këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu, nuk e ka pohuar e as mohuar, nëse presidentja Jahjaga do ta synojë postin e të parës së shtetit edhe për një mandate pesë vjecarë.

Vllahiu ka thënë se presidentja Jahjaga është e përqendruar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saj kushtetuese dhe në përfaqësimin e vendit brenda dhe jashtë saj në kuadër të mandatit aktual.

Sipas tij, ka ende kohë deri në përfundimin e mandatit aktual, andaj sipas tij, presidentja Jahjaga është duke u angazhuar në procesin e konsolidimit të demokracisë së brendshme.

“Ka edhe afro një vit deri në përfundimin e mandatit aktual dhe presidentja Jahjaga është e angazhuar në procesin e konsolidimit të demokracisë së brendshme, rritjes së mirëqenies së qytetarëve, stabilitetit dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe me gjerë si dhe në përfaqësimin dhe konsolidimin ndërkombëtarë të Kosovës”, ka thënë Vllahiu për ORAinfo.

Me marrëveshjen e arritur për krijim të institucioneve në mes të PDK-së dhe LDK-së, parashihet që në vitin 2016 president të bëhet kryetari i PDK-së Hashim Thaçi.

Ky i fundit, madje ka shprehur dëshirë që postin e presidentit ta kërkojë përmes votave të qytetarëve, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të fillojë shpalosjen e programit të tij para qytetarëve të Kosovës.

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Lajmet e Fundit