-2.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Jakup Krasniqi: Mos ia jep budallës shtagën, se ta mshon

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar përmes një statusi në facebook, për ngjarjet që po zhvillohen në e sontme të Kuvendit.

Ai ka thënë se kjo gjendje nuk mund të shpjegohet me teori të parlamentarizmit, por vetëm me filozofinë e popullit i cili thotë “Mos ia jep budallës shtagën, se ai ta mëshon”.

Sipas Krasniqit, tashmë zgjidhja e këtij problemi është vetëm në duart e qytetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit:

SI SPJEGOHET KJO GJENDJE

Ndoshta kjo gjendje e krijuar sot në Kuvend nuk mund të kuptohet me asnjë teori te parlamentarizmit te krijuar nga teoricienët e demokracisë e të politikës nder shekuj.

Kjo gjerolldi e natës së sotme, mund të shpjegohet vetëm me filozofinë e popullit tonë, i cili thotë: “Mos ia jep budallës shtagën, se ai ta mëshon”! Populli ynë, po shihet se kujt “ia kanë dhënë shtagën”. Ua kanë dhënë shtagën njerëzve që me çdo mjet, donë ta rikthejnë Serbinë në Kosovë përmes “Zajednicës”, por në ketë mision të ri te Kryeministrit dhe vartësve të tij, me këmbëngulësi po i kundërvihet opozita e bashkuar e cila po përpiqet që më çdo kusht ta mbroj sovranitetin e vendit tonë – Republikës së Kosovës.

Pas këtyre veprimeve te krerëve të koalicionit e sidomos ish komunistit Mustafa, këtij vendi këta njerëz nuk kanë vullnet politik t’i ofroj zgjidhje politike te krizës politike e institucionale. Ndërsa këta njerëz pa fije përgjegjësie e kanë kënaqësinë të bisedojnë me qeveritarët serbë të cilët kanë qenë në shërbim të politikës që ka ushtruar krim e gjenocid në Kosovë, ndërsa nuk janë të gatshëm të ulen e të bisedojnë me opozitën shqiptare në Kosovë?!

ZGJIDHJA E KËTIJ PROBLEMI TANI ËSHTË VETËM NË DUART E QYTETARËVE TE KOSOVËS!

Më Shumë

I ndërtohet shtëpia nënës së dëshmorit të kombit, Avni Buçaj

Sot është bërë ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpisë për nënën e dëshmorit të kombit, Avni Mursel Buçaj, nga fshati Lladroc i Komunës...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit