1.1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Jakup Krasniqi: Nuk jam i dëshpëruar

Jakup Krasniqi14-12Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave, ku është thënë se Krasniqi ndjehet i dëshpëruar pasi që në koalicionin: LDK-AAK- Nisma nuk i është ndarë asnjë post i lartë as në Kuvend e as në Qeveri.

Krasniqi ka thënë për “Zërin” se nuk ka ndryshuar mendje se a i përket marrjes së ndonjë posti të lartë.

“Vazhdoj t’i qëndroj asaj që kam thënë”, është përgjigjur Krasniqi. Ndërsa kohë më parë ai ka deklaruar se nuk është i interesuar të marrë ndonjë postë të lartë në Kuvend apo në Qeveri.

“Të them të drejtë për momentin nuk jam i interesuar të jem pjesë e Ekzekutivit, por do ta diskutojmë brenda Nismës. Personalisht, kam një jetë bukur të gjatë protokollare dhe dua të largohem nga kjo për të qenë më i lirë. As shef i Grupit Parlamentar nuk do të jem, ndoshta më shumë do të jem i përqendruar në Nismë dhe në Kuvend”, pati thënë Krasniqi ditë më parë në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Më Shumë

Keqpërdorimi i votave në Prizren, Prokuroria autorizon Policinë për mbledhjen provave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar se ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës lidhur...

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Lajmet e Fundit