Janë zënë 3 kilogramë drogë në Vërmicë

Kufiri ne vermicOficerët doganorë dhe ata të policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm i kanë zënë 3 pako të lëndës narkotike të llojit kanabis sativa.

Mëtutje, Dogana e Kosovës ka njoftuar se në automjetin ku është gjetur kjo sasi e drogës prej 3 kilogramësh, ishin katër shtetas të Kosovës.

Dogana ka njoftuar se vozitësi i makinës e ka pranuar se pakot i përkisnin atij.

Të gjithë personat në veturë janë arrestuar nga policia dhe rasti i tyre po procedohet.

Në fund të njoftimit të sotëm, Dogana e Kosovës thotë se deri tash këtë vit, janë kapur më se 50 kilogramë substanca narkotike të llojeve të ndryshme.

Dogana thotë se janë shtuar kontrollet dhe janë ndërmarrë masa të nevojshme për parandalimin e të gjitha përpjekjeve për futjen e mallrave ilegale në Kosovë.

Më Shumë

Kontrolle intensive në Prizren: Shkyçje të konsumatorëve me borxhe dhe ndalim i lidhjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se ekipet kujdestare të kontrollës po vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vikendit me aksione...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit