25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Januzaj drejt gjigantit evropian

Adnan Januzaj është një nga objektivat e Romës në këtë afat kalimtar. Dëmtimi i Zaniolos dhe mosardhja e Politanos lënë vetëm mundësinë e transferimit të Januzajt. Mesfushori shqiptar me nënshtetësi belge aktualisht aktivizohet me Real Sociedad, ku ka arritur të bëjë mjaft mirë.

Ky është sezoni i tretë në Spanjë që ka shumë shanse të jetë i fundit dhe të ndërpritet që këtë muaj.Roma ka treguar interes prej ditësh për të dhe po punon për afrimin e tij. Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se edhe lojtari është dakord me kalimin në klubin kryeqytetas dhe pret që drejtuesit italianë të avancojnë tratativat për të.Januzajn e duan edhe Milani dhe një klub i Premier Ligës, që nuk bëhet ende i ditur, por ai dëshiron një skuadër që luan në Evropa Ligë ose Champions.

Në këtë situatë, Roma është mundësia më e mirë në tavolinë, me verdhekuqtë, që janë në fazën me eliminim direkt të Evuopa League. Kjo dëshirë e 24-vjeçarit vjen pasi në verë është Kampionati Evropian dhe aktivizimi në kupat kontinentale është jetik për të zënë vend në një kombëtare klasi si ajo e Belgjikës.

Më Shumë

Bashkimi e nis kampionatin në Gjakovë kundër Vëllaznimit

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi, do ta nis edicionin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll me një përballje të zjarrtë ndaj rivalit...

Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera...

Lajmet e Fundit