8.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Jasharaj: Nëse qeveria reflekton, në vikend mund të arrihet marrëveshja

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj, pret nga qeveria që të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave.

Ai, pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Ai u shpreh optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja.

“Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri prej përfaqësuesve të BSPK-së në takim do të marrë vendimet edhe nga anëtarësia, edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do t’ia paraqesim qeverisë. Me urimin që edhe qeveria mos të këmbëngulë me vendimet e veta 50 dhe pikë. Nëse të dy palët jemi vërtetë për dialog, e shtuna dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj.

Për më tepër tha se takimi prej tre orësh ishte i vështirë.

“Ishte takim i vështirë, vet fakti që Këshilli Ekonomik nuk është takuar tash e katër muaj, ka pasur tema që janë grumbulluar dhe kishte tema të tjera. Kërkesa jonë është që ulen të shtunën dhe të dielën”, ka shtuar Jasharaj.

Në orën 15:00 ka filluar mbledhja e Këshillit Ekonomik Social mes sindikatave, ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe asaj të Arsimit, Arbërie Nagavci. /kp

 

Më Shumë

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Kërkohet paraburgim për katër komisionerë dhe një kryesues të KKZ të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka pranuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave. Sipas njoftimit, bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit