9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Jasharaj sërish ultimatum Qeverisë Kurti: Drynat i kemi të gatshëm

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka dhënë ultimatum kryeministrit, Albin Kurti, në lidhje me Ligjin për paga

“Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në kollaps, ujësjellësin e të tjerë. Apo do të thojmë bëni çka doni e asi. Unë konsideroj po them në emër të SBASHK-ut, duke e njohur SBASHK-un mirë ne mund tii japim mbase qeverisë ndonjë afat. Po kur kalon ai afat ne drynat i kemi të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe”, deklaroi Jasharaj.

Këto komente ai i ka bërë në një takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së./EO/

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit