11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Dëgjohet kryetari i Dragashit në gjykimin ndaj menaxherit të prokurimit, i akuzuar për korrupsion

Pranë, Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka vazhduar edhe sot gjykimi ndaj të akuzuarit Nuro Ismaili., i cili po akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Drejtësia Sot raporton se, Ismaili po akuzohet se gjatë periudhës së vitit 2019, në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik (Avni Murtezi) B.I. dhe lidhë kontratë me Operatorin më të shtrenjtë për 25.680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës.

Seanca e sotme vazhdoi me dhënien e dëshmisë e Kryetarit të Komunës së Dragashit Shaban Shabani.

Ai në dëshminë e ti tha se, kryetari i komunës është përgjegjës për themelimin e komisionit, për vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomik të cilët konkurrojnë për një tender të caktuar në këtë rast për furnizimin e lëndëve djegëse-dru.

Dëshmitari Shabani, deklaroi se komisioni i hartuar bënë vlerësimin e ofertuesit më të favorshëm dhe që i plotëson kushtet e aplikimit për tenderin e hapur.

Tutje, dëshmitari tregoi se kryetari nuk është përgjegjës të merret se a janë dorëzuar vërtetimet në Administratë Tatimore nga operatori ekonomik, pasi që përgjegjës për këtë punë janë komisioni vlerësues dhe zyra e prokurimit.

Ndryshe, dëshmitari tha se nëse ofertuesit më të lirë nuk janë kanë të përgjegjshëm sa i përket dokumentacionit, atëherë mundë të përzgjidhet ofertuesi më i përgjegjshëm edhe pse është me çmimin më të lartë.

Ndër të tjera, dëshmitari tha se gjatë mandatit tim si kryetar nuk kam hasur në probleme lidhur me konfiskimin e tenderit pasi që deri në vitin 2019 nuk ka qenë i paraparë konfiskimi në fjalë.

Në fund, Shabani sqaroi se përderisa nuk ka qenë i paraparë konfiskimi i sigurimit të tenderit, atëherë zyrtarët e zyrës së prokurimit nuk kanë mundur të kërkojnë një gjë të tillë.

Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarit prokurori i shtetit Metush Biraj, kërkoj nga gjykata që seanca e sotme të shtyhet me arsyetimin se ishte i angazhuar me punë tjera në prokurori.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues gjyqtarja Raima Elezi, e aprovoj propozimin e prokurorit Biraj dhe vendosi që gjykimi i sotëm të shtyhet dhe të njëjtin e caktoj me datë 24 janar 2022 me fillim nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës gjatë periudhës së vitit 2019, i pandehuri si person përgjegjës menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitoj dobi pasurore për persona tjerë.

Tutje, aktakuza përshkruan se në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042 konkretisht neni 57 par 1, ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit me nr. 621-19-1413-1-1-1 i dt, 05.05.2019 në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik (Avni Murtezi) B.I. i cili nuk arrin të siguroj një vërtetim nga ATK-ja që ka pagur tatimin dhe nga Gjykata Ekonomike që nuk është gjykuar si person juridik dhe kështu lidhet kontrata me Operatorin më të shtrenjtë për 25.680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës.

Me këto veprime sipas prokurorisë, ka kryer kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 1. lidhur me par. 3 nën par. 3.2 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Drejtësia Sot

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit