Vritet në moshën 22-vjeçe ylli i filmit “Beasts of the Southern Wild”

Kur ishte fëmijë, aktorja, Jonshel Alexander, kishte luajtur në filmin e famshëm “Beasts of the Southern Wild” dhe e njëjta ka ndërruar jetë të shtunën e 27 nëntorit.

Ish- aktorja thuhet se u qëllua dhe u vra në Luiziana të Brazilit gjatë fundjavës, teksa ajo ishte 22 vjeçe.

Jonshel Alexander në skenat e filmit – “Beasts of the Southern Wild”

Policia ka deklaruar se Jonshel ishte me një burrë brenda një makine, kur një sulmues dyshohet se i qëlloi të dy, sipas Associated Press.

Mjekët e deklaruan të vdekur aktoren në vendngjarje, ndërsa burri u dërgua vetë në spital, raporton AP.

Hetuesit thanë se kanë gjetur një automjet të dyshuar –  një kamionçinë ngjyrë gështenjë që ata dyshojnë se është përdorur nga vrasësi.

Pamjet e siguruara nga kamerat perreth vendit ku ka ndodhur vrasja.

Por, departamenti i Policisë së New Orleans nuk e ka komentuar më rastin, për shkak të ndjeshmërisë dhe motiveve enigmatike të rastit.

Në moshën 12-vjeçare, Alexander mori rolin dytësor të Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild”, në një konkurs ku kishin marrë pjesë jo më pak se 4 mijë njerëz.

Filmi, i fokusuar në një komunitet të varfër, i vendosur jashtë sistemit të stuhisë së New Orlans, u shqua për rolet kryesore të disa aktorëve të lindur në Luiziana.

Beasts vazhdoi të fitonte çmimett kryesore në Festivalet e Filmit në Kanë dhe Sundance, si dhe katër nominime për çmimin Oscar, duke përfshirë një për “filmin më të mirë” dhe një për yllin Quvenzhané Wallis, i cili u bë kandidati më i ri ndonjëherë për një Oscar për aktoren më të mirë kryesore.

/Albanianpost.com

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit