18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Java e Albanologjisë”, mbledh në Prishtinë 150 studiues

Java e AlbanologjisëNë Prishtinë sot nis konferenca shkencore ndërkombëtare “Java e Albanologjisë”. Ky aktivitet organizohet për herë të katërt nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe ka për qëllim prezantimin e rezultateve një vjeçare të albanologëve nga vendi dhe bota.

Drejtori i Institutit, Hysen Matoshi, deklaroi për KultPlus, se pjesëmarrjen për këtë edicion e kanë konfirmuar rreth 150 studiues dhe albanologë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Turqia dhe Jordani. Ata do të paraqiten me kumtesat e tyre në 5 sesione, të cilat do të mbahen në degën e gjuhësisë, folklorit, letërsisë , etnologjisë dhe historisë. Matoshi bëri të ditur se në kuadër të kësaj konference shkencore do të marrin pjesë studiuesit e njohur si Dalibor Jovanovski nga Universiteti i Shkupit, Igor Despot, studiues kroat, Mehmet Allkan nga Universiteti i Stambollt si dhe Muhamet Mufaku nga Jordania.

Në ditën e parë do të mbahen nga dy seanca në degën e Gjuhësisë dhe atë të Folklorit. Në kuadër të fushës së gjuhësisë do të trajtohet tema “Shqipja dhe rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike”, ndërsa në atë të folklorit “Mendimi teorik në folkloristikën shqiptare”.

Ndërkaq studiuesit e letërsisë, në ditën e dytë të konferencës, do të paraqiten me kumtesat e tyre në temën ”Letërsia shqipe mes dy luftërave botërore” ndërsa në fushën e etnologjisë do të trajtohet “Përditshmëria, tradita dhe moderniteti”. Në ditën e fundit studiuesit e fushës së historisë do ti shpalosin rezultatet e punës shkencore në kuadër të temës “Shqiptarët, fqinjët dhe fuqitë e mëdha në rrjedhat e historisë”.

Drejtori i Institutit të Albanologjisë, Hysen Matoshi tha se pas konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, do të botohen të gjitha kumtesat dhe do të jenë në dispozicion për opinionin e gjerë.

Më Shumë

Osmani ia jep Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit ‘Oda’

Presidentja Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur dje në Presidencë, ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda” për promovimin e...

Sekuestrohen dy armë në Rahovec

Janë sekuestruar dy armë në Rahovec dhe është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 0Sipas një komunikatë të dërguar...

Lajmet e Fundit