12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Javën e ardhshme, Mujës i dorëzohet aktgjykimi

RamadanMuja14-01Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, javën e ardhshme do t’i dorëzohet aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prizren.

EULEX-i ka konfirmuar se aktgjykimi i shkruar për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë bashkëpuntorëve të tij do të publikohet javën e ardhshme, saktësisht deri më 13 maj.

“Afati i fundit ligjor për publikimin e vendimit është 13 maji, pas zgjatjes së tij nga i autorizuari, udhëheqësi i gjykatës. Vendimi do t’u shpërndahet së pari palëve, para se të publikohet”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajn mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarëve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës./PrizrenPress.com/

 

 

 

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit