7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Javën e ardhshme pritet përfundimi i reformës zgjedhore

zgjedhjet5Komisioni parlamentar për legjislacion gjatë javës së ardhshme pritet të përfundojë punën në Projektligjin për Reformën zgjedhore. Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi, tha se nuk ka arsye që rekomandimet e Komisionit të Venedikut të merren parasysh, pasi nuk ka pasur ndryshime të mëdha.

Javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës pritet të marrë të gatshëm legjislacionin për Reformën zgjedhore. Komisioni për legjislacion pritet ta përfundojë punën e marrë përsipër javët e fundit. Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi, tha se të premtën ligji do të shqyrtohet nen për nen.

””Besoj se shumë shpejtë ligji do të jetë i gatshëm sa i përketë punës në Komision, … ne besoj se brenda javës së ardhshme do ta kemi të gatshëm ligjin për lexim të parë””, theksoi Gashi.

Edhe anëtari i PDK-së në Komisionin për legjislacion Arsim Bajrami
shprehu përkushtimin që ligji aktual i zgjedhjeve të përmirësohet. Sipas tij, me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë dhe të mbahen në kushte normale:

””Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë një koncensus me të gjitha partitë politike për dinamikën dhe vëllimin e Reformës zgjedhore, por gjithashtu edhe për kohën më të përshatshme kur Kosova mund të shkojë në zgjedhje. Ajo çfarë kërkojmë është që zgjedhjet të jenë mirë të përgatitura, që të mos ketë improvizime dhe për neve nuk është me rëndësi a do të mbahen zgjedhjet në qershor apo në shtator. Është me rëndësi se a do të mbahen në kushte normale në një stabilitet politik dhe ato të prodhojnë zgjedhje të mira me standarde ndërkombëtare””, theksoi Bajrami.

Megjithëkëtë, Gashi tha se LDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që mbahen ato:

””Çdo parti serioze duhet të jetë e gatshme të shkojë në zgjedhje, edhe LDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje. Në sistemin aktual zgjedhor mund të shkojmë në zgjedhje, risku mund të jetë më i madh, por në politikë je për me marrë edhe risqe””, tha Gashi.

Por, Arsim Bajrami nga PDK është i vendosur që nuk do të kërkohet nga Qeveria që të hap rrugë për zgjedhje të parakohshme.

””Nëse eventualisht ekziston vullneti i partive politike për zgjedhje eventualisht ekziston mekanizmi i vetëm i vetëshpërndarjes së parlamentit. Parlamenti në bazë të Kushtetutës mund të votojë vetëshpërndarje dhe vetëshpërndarja imponon edhe zgjedhje të parakohshme, pra kësaj radhe nuk do të pritet që qeveria të luaj rol ne debllokimin e situatës eventuale politike por parlamenti duhet të gjykojë vetë se në cilin moment është me e përshtatshme për partitë politike shkuraja në zjgedhje të parakoshme apo të rregullta””, tha Bajrami.

Ndërsa, sa i përketë rekomandimeve të Komisionit të Venedikut që zgjedhjet të mbahen 6 muaj pas përfundimit të Reformës zgjedhore, për Gashin kjo nuk ishte dashur të merret parasysh. Kjo për arsye se nuk janë ndryshime të mëdha në ligj.

Ndryshe, pikat kryesore që pritet të ndryshohen janë vota me kusht, vota me postë, pragu zgjedhor dhe disa elemente që kanë të bëjnë me listën e votuesve.

Më Shumë

Ancelotti shpallet trajneri i vitit

Trajneri i Real Madridit Carlo Ancelotti, është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Ky çmim u nda nga FIFA, në ceremoninë që u mbajt...

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

Lajmet e Fundit