10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Javën e ardhshme fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Dezinsektimi i zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike, planifikohet të filloj nga java e ardhshme. Varësisht nga kushtet atmosferike, nga e hëna e ardhshme planifikohet të filloj fushata e dezinsektimit. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ku janë diktuar një varg çështjesh tjera me rëndësi.

“Pasi janë kryer të gjitha përgatitjet dhe kanë filluar të rriten temperaturat, e me këtë edhe rriqrat kanë filluar të jenë më aktiv, nga java e ardhshme parashihet të filloj fushata e dezinsektimit”, kanë thënë nënkryetari komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për shëndetësi, Liridon Hoti.

Hoti, siç njofton kumtesa, gjithashtu ka bërë të ditur se edhe ligjëratat për vetëdijesim, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë në përfundim e sipër.

EHKK, ishte tema kryesore, ndërsa në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, si për realizimin e projekteve të planifikuara, ashtu edhe për realizimin e planifikimeve tjera, që kanë të bëjnë me zbatimin e programit qeverisës për Komunën e Malishevës, në të gjitha fushat.

Më Shumë

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Kuvendi i Prizrenit mblidhet më 30 mars

Kryesuesi i Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të Kuvendit, e cila do të mbahet më 30 mars...

Lajmet e Fundit