11.9 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Jemi opsion për fitore

Ramush Haradinaj ka deklaruar se marrëveshja e nënshkruar mes AAK’së dhe Nismës për një bosht të ri opozitar paraqet një opsion me mundësi për të qenë edhe opsioni fitues i zgjedhjeve.

Lideri i AAK’së, duke folur në Zona B të Klan Kosovës, ka thënë se ky hap i tyre është një nisje.

“Ne rrugëtojmë bashkë si opozitë, në partneritet me Nismën. Kemi rrugëtuar edhe me Vetëvendosjen. Ne kemi formalizuar bashkëpunimin e mëtejmë. Në rast të zgjedhjeve, ne shkojmë bashkë”.

“Jemi të vetëdijshëm se për të qenë opsion fitues, kemi ende rrugë për të bërë, partnerë të tjerë, bashkëpunim edhe me struktura të caktuara”.

“Projekti është ndryshim”.

“Ne jemi të hapur edhe për të tjerët”.

Haradinaj, duke folur më tutje në Zona B, ka thënë se e vlerëson bashkëpunimin që kishin me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka pohuar se në ndërtimin e një opsioni për të ardhmen ata kanë dallime.

Ai, po ashtu, ka thënë se shumë deputetë u janë afruar.

“Kemi plotë deputetët në LDK që nuk janë të kënaqur me gjendjen brenda partisë së tyre. Kemi deputetë të pavarur që nuk janë të kënaqur. Edhe nga PDK”.

“Ne jemi të hapur që të krijojmë boshtin fitues, që buron nga Opozita”.

“Ka deputetë sot në Kuvend që kanë pasur gatishmërinë të na bashkohen. Por, nuk kemi shkuar në këtë frymë, sepse kemi menduar se vetëm grumbullimi i disa deputetëve të caktuar nuk jep ndryshimin”.

“Ndryshimi është kur mandatet kthehen te qytetari. Projekti nuk ka të bëjë me të tashmen, me gjendjen në Parlament, me numrat e këtij Parlamenti. Ka të bëjë me atë kur mandati i kthehet qytetarit”.

Më Shumë

Dy rrugë në qendrën e Malishevës bllokohen për dy ditë – Shkak, ndërtimi i sheshit dhe parkingut nëntokësor

Komuna e Malishevës ka njoftuar për një bllokim të përkohshëm të dy rrugëve kryesore në qendër të qytetit, për shkak të punimeve në projektin...

“Komedia e Zezë” ngjitet në skenën e Prizrenit – Teatri “Bekim Fehmiu” nis provat për premierën e qershorit

Në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Komedia e Zezë” të autorit britanik Peter Shaffer....

Lajmet e Fundit