11.9 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Jennifer Lopez me bikini është motivimi që ju duhet për verën e 2021’shit

Jennifer Lopez me bikini: një pamje që mund ta shohësh për orë e orë të tëra pa u mërzitur për asnjë çast. Gjithsesi, kësaj here s’do t’ju këshillonim thjesht ta shihnit, por ta mbani si pikë referimi foton e saj të fundit me bikini.

Vera vjen kaq shpejt dhe nëse s’doni të pendoheni si çdo vit, motivohuni! Filloni duke parë Jennifer, 51-vjeç, me rroba banje të bardha, e tonifikuar dhe me muskuj! Shumë muskuj që pavarësisht rolit të gjeneve s’u krijuan rastësisht.

Çfarë bën Jennifer? S’thotë kurrë “përtoj” kur vjen puna për aktivitet fizik dhe njësoj si ju, e di çfarë s’duhet të konsumojë.

Kjo foto e Jennifer Lopez me bikini është motivimi që ju duhet

Kjo foto e Jennifer Lopez me bikini është motivimi që ju duhet

Nënë e dy fëmijëve, Lopez thotë se bukura nuk ka “datë skandence” dhe ka të drejtë, por merreni këtë foto bashkë me mesazhin e saj dhe përdoreni si motivim për muajt e ardhshëm.

“Askush nuk do të dëgjojë të tjerët që i thonë: ‘Wow sa mirë dukesh si 51-vjeç që je.” Njerëzit duan thjesht të dëgjojnë që duken mirë, pavarësisht moshës.”- shpreh Lopez gjatë një interviste për Harper’s Bazaar.

Një sekret tjetër përveç punës së përditshme dhe vullnetit për t’i ruajtur linjat? Për dekada me radhë, Jennifer nuk e ka shmangur kurrë kremin e diellit dhe vajin e ullirit për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Më Shumë

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen...

Lajmet e Fundit