11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Jetimat e Ballkanit” ua mundësojnë banorëve të besimit krishterë të jenë pjesë e meshës të së dielës

Për Marte Kuqin, Pren dhe Mana Lleshaj kjo e diel është më e veçantë se ditët e tjera.

Nga shtëpia e të moshuarve ku po qëndrojnë tash e një kohë, së bashku me ndihmën e Halil Kastratit u shoqëruan për në kishën e Shën Nikollit në Sallagrazhdë të Suharekës.

80 vjeçarja Marta e cila i përket besimit katolik, përveç se është e lumtur, është edhe shumë e emocionuar për mundësinë që iu dha që të marrë pjesë në meshën e së dielës, pasi që këtë ritual, nuk e kishte kryer për disa kohë.

“Në kishë kam qef me shku, e me ju lutë zotit”, tha Marta Kuqi banore në shtëpinë e të moshuarve

Pavarësisht se janë shumë të vjetër në moshë, rruga deri të kisha për Marten, Prenin dhe Manën nuk do të ishte e mundimshme.

Ata bashkë me besimtarët tjerë, ndoqën meshën e së dielës deri në fund të saj.

Famullitari Don Mikel Sopi vlerësoi lartë kontributin e humanistit Halil Kastrati për t’i ndihmuar të gjithë qytetarët, pavarësisht besimit fetar.

Për famullitarin Don Mikeli, bashkëjetesa në një shtëpi për të gjithë të moshuarit pavarësisht përkatësisë fetare është shumë e rëndësishme dhe domethënëse.

“Është një e mirë e këtyre njerzëve që i ndajnë këto memente të vëtmisë, pra nuk janë të vetmuar për arsye se janë bashkuar të moshuarit ku i ndajnë hallet e tyre pa kurrëfar dallimesh, jo vetëm gjinore, por edhe fetare. Të gjithë që janë aty ndjehën të familjarizuar si vëllëzer, dhe motëra ku ndajnë qastet e tyre të mira po shpresojmë “ tha Famulliari Don Mikeli

Me shoqërimin e Halil Kastratit të moshuarit vazhduan rrugën deri tek shtëpia tani e tyre, ajo e të moshuarve “ Jetimët e Ballkanit”.

Pas lutjeve të së dielës, i lumtur për këtë mundësi që i është dhënë u shpreh edhe banori tjetër Pren Lleshi.

“Ditë e ma mirë s’ka qysh bëhet, sabahi mirë, përcjellja e mirë me shkue deri atje, sikur lamë këtu i gjetëm atje, dhe sikur i lanë atje i gjetëm këtu të njëjt popullata”, u shpreh Prenk Lleshi

Halil Kastrati ka thënë se shtëpia e të moshuarve “ Jetimat e Ballkanit”, i ka dyert e hapura për të gjithë të moshuarit pa dallim, e që kësaj shtëpie çdo ditë e më shumë po i shtohen edhe ata të përkatësive të ndryshme fetare.

“Në Shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, dita e ditës numri po rritet i banorëve që janë pa përkujdesje, në mesin e tyre ka edhe të besimit krishterë, mendojmë mu i;u nejt gati të gjithëve, në veçanti banorëve të besimit krishterë jemi mundu me i”u kanë pak më afër duke marrë parasysh që janë më pak, dhe mos me ndje vetën të lënë anash”, tha Kastrati.

Shtëpia e të Moshuarve ka kapacitet për 250 persona posedon të gjitha kushtet e nevojshme dhe relaksuese për të moshuarit duke siguruar edhe staf shëndetësor në reparti mjekësor i cili është në shërbim 24-orë me mjekë të posaçëm për secilën fushë./Kanal10.live/

Më Shumë

Lajmet e Fundit