9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Jezuitët e kanë derën hapur për kthim në “Lyola” të Prizrenit

Udhëheqja e përkohshme e ALG “Loyola” ka përsëritur qëndrimin se jezuitët e kanë derën hapur për t’u kthyer në këtë institucion arsimor, që vepron në Prizren. Pas kërkesës së parashtruar ditë më parë nga Këshilli i Prindërve të shkollës fillore “Loyola”, kryetari i Bordit dhe drejtor i përkohshëm i ALG-së, Fadil Hamzaj, ka theksuar se kthimi i jezuitëve në menaxhmentin e ALG “Loyola” varet nga vetë jezuitët dhe jo nga menaxhmenti i “Loyolas”.

Për këtë arsye ka shtuar se Këshilli i Prindërve të shkollës fillore “Loyola” nuk ka të drejtë që të paraqesë këso kushtesh. Në të njëjtën kohë ka paralajmëruar emërimin e një drejtori gjerman për “Loyolan”, i cili nga shtatori parashihet që ta marrë detyrën, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Bordit dhe drejtor i përkohshëm i ALG-së, Fadil Hamzaj, përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur se largimi i jezuitëve nga shoqëria bartëse e ALG-së ka qenë e papritur dhe se nga ta paraprakisht ishte kërkuar që të sillnin një alternativë për ish-drejtorin./Koha Ditore/

Më Shumë

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit