19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Joana: Së shpejti dasmë

joana-BB 7Big Brother Albania Fans Club i kësaj jave nisi disi ndryshe. Në studio me moderatoren Albana Osmani ishin të ftuar një pjesë e mirë e banorëve të edicioneve të shkuara dhe mes tyre edhe Joana, konkurentja e edicionit të gjashtë të spektaklit.

Pavarësisht se ka kaluar një vit që nga përfundimi i aventurës së saj brenda shtëpisë së Big Brother, Joana mbetet një ndër personazhet për të cilën mediat rozë në Shqipëri shfaqin interes të vecantë, vecanërisht sa i përket jetës së saj personale.

Kjo e fundit ishte arsyeja se përse ajo vetë ishte në Fans Club, ku bëri publik lajmin se do të martohej me Janin, të dashurin e saj prej 7 vitesh emri i të cilit u lakua jo pak herë gjatë edicionit të kaluar të Big Brother dhe për të cilin Joana rrëfen se ndjen ende.

“Jemi të dashuruar. Unë vdes të bie në dashuri dhe ai si gjithmonë është i dashuruar me mua. Së shpejti kemi dasmën. Jani është shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij në Greqi dhe në pesë janar mbushëm shtatë vjet”, tha ajo.

Po lidhja me Anaidin, fituesin e edicionit të gjashtë të Big Brother, i pranishëm gjithashtu në studio, cfarë ndodhi?

“Cfarë ndodhi? Ndodhi gjithcka brenda atij formati dhe ngeli prap brenda atij formati. Njerëzit ndjejnë!”, u përgjigj shkurt Joana.

Përshtypjet për edicionin e këtij viti të Big Brother?

“Më pëlqeu që loja ishte cifte-cifte që në fillim. Por përzgjedhja e karaktereve në cifte pa u njohur, solli që ata nuk përshtateshin me njëri-tjetrin. Banorët më kanë pëlqyer deri diku, por prisja më shumë nga ata. Sa i përket nominimeve, fakti që ne nuk e dinim se kush ishte i nominuar na bënte shumë aktiv, kurse sivjet dihen nominimet dhe kjo penalizon banorët”, shprehet Joana.

Në fund, ish-banorët shprehën mendimet dhe konkurentët favoritë të këtij edicioni. Gjithsecili dha të preferuarin e tij, ndërsa Joana mbështeti Jonën. “Është një vajzë e fortë që më ka bërë të qaj”, tha ajo. / Top Channel

Më Shumë

Lajmet e Fundit