4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

“Joshua apo Fury? M’i sillni këtu të dy”: Boksieri ukrainas s’iu frikësohet britanikëve

Oleksandr Usyk është zotuar se do t’ua marrë titujt e botës dyshes britanike Anthony Joshua dhe Tyson Fury, në përpjekje për ta thyer dominimin e Britanisë së Madhe në peshat e rënda të boksit botëror.

Ylli ukrainas synon të luftojë kundër dyshes britanike Joshua dhe Fury, të cilët i zotërojnë të gjithë titujt e botës, por së pari është duke u përgatitur për t’u përballur me Derek Chisora më 23 maj në Londër, transmeton Gazeta Express.

Kjo do të jetë vetëm lufta e tij e dytë në divizionin elitar.

Oleksandr Usyk

Usyk u bë kampion i padiskutueshëm në kategorinë mes peshave të mesme dhe të rënda, derisa e fitoi edhe super serinë në boksin botëror dhe tani është sypatrembur në sfidimin e mbretërit e kategorisë së rëndë, Joshuan dhe Furyn.

“Jam duke punuar zellshëm për këtë”, tha Usyk kur u pyet nëse synon t’i mbajë të gjithë titujt në peshat e rënda.

Por boksieri i talentuar nuk kishte kundërshtar të parapëlqyer kur u pyet se kë e donte në ring mes Joshuas dhe Furyt, duke thënë: “Dua të luftoj kundër të dyve”.

Joshua është kampion aktual në WBA (Super), IBF, WBO, dhe IBO, ndërsa Fury në WBC.  /Gazeta Express/

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan plot 100 aksidente. Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, 26...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit