6.8 C
Prizren
E premte, 30 Janar, 2026

Joshua: Gati për duelin me Fury-n, ja si mund të zhvillohet meçi

Anthony Joshua këmbëngul se është i gatshëm të përballet në një duel britanikësh me Tyson Furyn, madje edhe me dyer të mbyllura (për shkak të Koronavirusit), pavarësisht se do të fitonte 6.5 milionë stërlina (8 milionë dollarë) më pak.

Fury, kampion në WBC dhe Joshua, “mbreti” i IBF, WBO dhe WBA, janë në rrugën e duhur për një megapërballje për të kurorëzuar kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda. Një përplasje e tillë do të mbushte çdo impiant dhe ka të ngjarë të jetë lufta më e pasur në historinë e boksit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Nëse (promovuesi) Eddie Hearn thotë se ka arrituar të sigurojë duelin me Tyson Furyn, por do të duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura, jam gati të pranoj,” – tha Joshua për DAZN.-

“Nëse nuk përballemi tani, nuk mendoj se Tyson Fury do të jetë vërdallë kur të kemi mundësi sërish për t’u ndeshur në salla të mëdha, plot me njerëz. Më duhet ta shfrytëzoj tani rastin, ndërsa ai është aty. Jam gati të luftoj edhe për 8 milionë dollarë me pak.”AJ pranoi mungesa se spektatorëve do të ndikonte thellë në performancën e tij, por ai këmbëngul:“Fitorja mbetet fitore, pjesë e historisë.”

Dueli mes Joshuas dhe Tyson Furyt duket se do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Joshua pritet të përballet këtë verë sfiduesin e detyrueshëm të IBF, Kubrat Pulev, ndërsa Fury është i vendosur për një duel të tretë me Deontay Wilder.

Më Shumë

Aksioni kundër manipulimit të votave, ndalohen katër kryesues dhe një koordinator i KKZ-së në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren në vazhdim të zgjerimit të hetimeve lidhur me grupin e dytë të të dyshuarve për manipulim me rezultatet e votimit...

Kryeziu: Skema kriminale e vjedhjes së votave i paska shtrirë duart edhe në Malishevë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë. KLIKO LINKUN: https://www.facebook.com/reel/742192722290064 Ai ka bërë me dije se...

Lajmet e Fundit