10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Joshua i jashtëzakonshëm, nokauton Pulevin dhe mbetet kampion bote

Anthony Joshua ka fituar ndaj Kubrat Pulev në raundin e nëntë me nokaut.

Në raundin e parë të dy boksierët tentuan njëri tjetrin, duke qëndruar më shumë në distancë, ku nuk kishte momente të nxehta.

Raundi i dytë ishte më i zjarrtë, ku fillimisht Joshua dha disa goditje, por Pulev qëndroi mirë, duke u kthyer edhe ai me disa sulme.

Në raundin e tretë Joshua shpërtheu. Ai i bëri dy nokdaunë Pulevit, i cili fillimisht i iku dy luftimit pas goditjeve të marra, ndërsa gjyqtari e konsideroi si nokdaun.

Pas këtij Joshua nuk u dal dhe me disa goditje të kombinuara e rrëzoi Pulevin për herë të dytë. Edhe kësaj radhe Pulev u ngritë në këmbë për të vazhduar duelin.

Raundi i katërt ishte më i qetë se i treti, ku boksieri bullgari kishte arritur ta merrte vetën.

Edhe raundi i pestë i takoi Joshuas që kishte një sulm të mirë në fillim, duke e goditur disa herë Pulevin.

Edhe raundi i gjashtë ishte i bukur, me të dy boksierët që u munduan të godasin.

Se Pulev është një boksier i fortë e tregon edhe raundi i shtatë, pasi i mbijetoi një sulm të fort të Joshua, i cili e goditi tri herë në mjekër, por qëndroi në këmbë.

Në raundin e tetë, Pulev kishte një sulm të suksesshëm duke goditur Joshuan, i cii pastaj u kthye me disa goditje.

Në raundin e nëntë Joshua e bëri atë që ka ditur  ta bëjë më së miri ndër vite. Fillimisht e rrëzoi me një nokdaun Pulevin, i cili ia arriti të ngritët në këmbë,

Por në sulmin e dytë anglezi e shkatërroi plotësisht, duke e rrëzuar në nokaut, pasi  Pulev nuk arriti të kthehet më në lojë.

Kësisoj, Joshua mbron katër titujt botëror dhe mbetet kampion bote. /Insporti/

Më Shumë

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Lajmet e Fundit