4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Joshua kërkon përballjen me Furyn

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Anthony Joshua, ka thënë se Tyson Fury mund ta “çimentoj trashëgiminë e tij”, duke u përballur me të.

Joshua është kampion bote në versionet IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Fury e mban titullin tjetër të madh, të WBC. Boksierët britanikë janë pajtuar për një duel në vitin 2021.

Por të dy duhet të fitojnë përballjet e radhës. Joshua pritet të ndeshet me bullgarin Kubrat Pulev e Fury me amerikanin Deontay Wilder.

“Nëse ai dëshiron të çimentojë trashëgiminë, jam këtu dhe i gatshëm”, ka thënë Joshua 30-vjeçar, përcjellë “Sky Sports”. “E kam ngritur veten në këtë pozitë. Fury ka qenë dukshëm më gjatë se unë në profesionizëm. Ai po ashtu duhet të mendojë për pensionim. Nuk i frikësohem Furyt. Pavarësisht se çfarë thonë njerëzit. Të dalim në ring dhe ta shohim. Do të dëshmojë se cili jam dhe se çfarë aftësi kam”.

Joshua ka bilanc prej 23 fitore e një humbje. Fury 32-vjeçar në anën tjetër ka 30 fitore e një barazim.

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Lajmet e Fundit