Juventus në finale

Juventus është finalisti i parë i Kupës së Italisë për këtë vit, në pritje të fituesit të duelit mes Atalantës dhe Napolit, kur takimi i parë ka përfunduar 0-0 mes tyre. Inter nuk bëri dot mrekulli në Torino, me ndeshjen që u mbyll 0-0, teksa takimin e parë e kishte fituar Juve 1-2.

Bardhezinjtë kanë menaxhuar ndeshjen e parë në “San Siro”. Në Torino, skuadra e Contes e ka kërkuar golin me ngulm por nuk ka mundur të çajë dot “gardhin” e ndërtuar nga vendasit.

Interi u hodh në sulm në pjesën e dytë dhe madje pati edhe disa shanse. Rasti më flagrant i ndeshjes mbetet ai i Lautaro Martinez në llim, kur pati shansin e artë për të shënuar, por bëri një veprim totalisht të gabuar duke goditur me portën thuajse bosh në drejtim tjetër.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit