Juventusi kontakton Messin

Rriten edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona.

Lajmi i orëve të fundit vjen nga Franca. “L’Equipe” ka njoftuar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është kontaktuar nga Juventusi. “Zonja e Vjetër” po mendon që sulmit, përveç yllit Cristiano Ronaldo, t’ia bashkojë edhe yllin tjetër, Lionel Messin.

Juventusi kontakton Messin

Messi i ka thënë Barcelonës se dëshiron të largohet këtë verë dhe se klauzola e tij në kontratë e lë të lirë atë dhe është ende e vlefshme.

Megjithatë, “Blaugrana” i qëndron asaj se Messi ka kontratë deri në vitin 2021. Madje, raportohet se Presidenti Josep Maria Bartomeu ka refuzuar të takohet me Messin për të diskutuar diçka tjetër nëse s’ka të bëjë me vazhdim të kontratës.

Janë një numër i madh i klubeve që e kërkojnë argjentinasin e magjishëm.

Manchester City është favorit pasi trajner është Pep Guardiola, ndërsa thuhet se është kontaktuar edhe nga Paris Saint-Germaini dhe Interi.

Por, “L’Equipe” shkruan se Juventusi ka bërë një qasje të veçantë me babanë e Mesit, Jorgen, i cili edhe bleu një apartament luksoz në Milan.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit