11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ka filluar Shkolla Verore Ndërkombëtare në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ku po marrin pjesë studentë nga 40 shtete të botës

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, sot  ka filluar edicioni i parë i Shkollës Verore Ndërkombëtare, e cila bashkëorganizohet me ITP-Prizren dhe DokuFest. Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh, ku do të marrin pjesë mbi 200 studentë, profesorë e të ftuar nga 40 shtete të ndryshme të botës.

Prej 1-12 gusht do të ofrohen shtatë kurse të cilët drejtohen nga shtatë profesorë të huaj dhe shtatë mësimdhënës/asistentë të universitetit. Lëndët që ofron shkolla verore ndërkombëtare, janë: “Teaching through movies”, “Artificial Intelligence and Engineering for Smart Cities”, “English for employment purposes”, “Agriculture and Food Policy Reponses to the Covid-19 Crisis”, “Transitional Justice in Kosovo: The Pursuit of Justice through Courts and Tribunals”, “Statistical Analysis”, “Digital Marketing and Innovation during Covid19 Period”.

Ceremonia e hapjes u mbajt sot në orën 11:00 në Amfiteatrin e madh të universitetit, ku kanë marr pjesë përfaqësues të institucioneve dhe partnerët vendor dhe ndërkombëtar. Në këtë edicion interesimi ka qenë i madh për të marrë pjesë, ku kanë aplikuar 234 studentë nga 40 shtete të ndryshme të botës, dhe atë nga:

USA, UK, Germany, Kosova, Albania, N. Macedonia, Turkey, Uzbekistan, India, Austria, Bulgaria, Jordan, Mexico, Pakistan, Philippines, Spain, Algeria, Armenia, Azerbaijan, Bosnia & H., Brazil, Congo, DR, Egypt, Ethiopia, Germany/Greece, Ghana, Greece, Indonesia, Iran, Iraq, Italy, Kenya, Malaysia, Montenegro, Morocco, Nigeria, Palestine, Russia, Serbia, South Africa, Switzerland, Uganda, Ukraine, Yemen.

Në fjalën e tij hapëse, nikoqiri i kësaj ngjarje të rëndësishme, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, theksoi se ka nderin dhe kënaqësinë që në emër të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe të partnerëve, ITP-Prizren dhe DokuFest, të hapi edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare në universitetin tonë. “Shkolla Verore Ndërkombëtare është vendi ku bota takohet. Është emocionuese të kemi në mesin tonë kaq shumë studentë nga 40 shtete anembanë botës. Universiteti ynë është krenar për Shkollën Verore Ndërkombëtare, jo vetëm sepse ajo përmbush standardet e cilësisë që ne aspirojmë, por se ne kemi bërë diçka përmbajtjesore dhe burimore që të gjithë të ndihen krenar. Përpos neve, edhe pjesëmarrësit, qyteti dhe vendi ynë. Në kohën kur po jetojmë, pavarësisht dallimeve, sfidat i kemi të përbashkëta. Më shumë se kurrë fatet tona janë të ndërlidhura”, theksoi Rektori Krrabaj, duke i siguruar studentët se do të bëjmë ç ‘është e mundur që ju të kaloni mirë gjatë kohës që do të qëndroni në Prizren.

Rektori Krrabaj me këtë rast falënderoi edhe partnerët me të cilët kemi bashkë organizuar shkollën verore, posaçërisht zt. Muhamet Rexhepi nga ITP dhe zt. Eroll Bilibani nga DokuFest. Ai po ashtu falënderoi edhe stafin e universitetit që janë marr me organizimin e të gjitha punëve përgatitore për shkollën verore dhe sponsorët që na kanë mbështetur, duke përfshirë institucionet qendrore, ato lokale të rajonit të Prizrenit dhe ndërmarrjet e shumta afariste.

Ndërkaq, zv. Ministri i Ministrisë së Arsimit, të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Prof. Dukagjin Pupovci e përgëzoi Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren për organizimin e Shkollës Verore Ndërkombëtare, duke e cilësuar si shumë të rëndësishme për këtë institucion por edhe për arsimin e lartë në Kosovë. Ai e siguroi Universitetin se do ta ketë mbështetjen e MASHTI-it në arritjen e misionit dhe vizionit që ka.

Kujtim Gashi, nënkryetar i Komunës së Prizrenit e vlerësoi si ngjarje të rëndësisë së veçantë organizimin e shkollës verore ndërkombëtare, duke theksuar se ata e kanë mbështetur organizimin e sajë edhe financiarisht. Ai shtoi se janë të interesuar që të zgjerojnë bashkëpunimin me Universitetin “Ukshin Hoti”, duke konsideruar se zhvillimi dhe suksesi i këtij Universiteti është në interes të përgjithshëm.

Nga një fjalë rasti e mbajtën edhe partnerët e Universitetit, Muhamed Rexhepi nga ITP-Prizren dhe Linda Llulla-Gashi nga DokuFest.

Rexhepi theksoi se ITP-Prizren është kujdesur që të bënë akomodimin e studentëve pjesëmarrës në shkollën verore dhe në aktivitetet tjera jashtëkurrikulare dhe i falënderoi menxhmentin dhe stadin e shkollës verore për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Po ashtu edhe znj. Linda Llulla Gashi përfaqësuese e DokuFest u dëshiroi mirëseardhje studentëve në Prizren dhe falënderoi universitetin për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe të organizimit të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme për Prizrenin dhe vendin.

 

 

Më Shumë

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit