Ka ndërruar jetë Liliana Çavolli

Ka ndërruar jetë, në orët e hershme të së shtunës, këngëtarja e njohur shqiptare Liliana Çavolli.

Ajo ishte në skenë për më shumë se 5 dekada, me këngën e saj të lehtë qytetare. Lili, siç e njihnin miqtë kishte punuar edhe në redaksinë e muzikës në Radio Prishtinë, ndërsa pa luftës ajo ka qenë autore dhe moderatore e emisionin “Evergreen” në Radio Kosova.

Lililana Çavolli ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës kosovare.

70 vjetorin e lindjes dhe pesë dekada karrierë në skenë ajo i kishte festuar në një megakoncert në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në shkurt të vitit 2013.

Për pesë dekada me radhë ajo ia fali publikut këngën dhe shpirtin. Asnjëherë nuk kishte kërkuar diçka në kthim. Por shpërblimin ia solli koha. Mbrëmja e së dielës së 3 shkurtit, për shumë kë mund të ketë qenë e zakonshme. Por, jo edhe për divën e muzikës shqiptare, Liliana Çavolli.

“Është mbrëmja më e bukur e jetës sime”, kishte qenë përshkrimi që ia ka bërë Çavolli gala koncertit të titulluar “Kënga dhe shpirti, për Lilin me zemër”.

Më Shumë

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit