8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Ka nisur edicioni i 21-të i ‘DokuFest’

Përgjatë nëntë ditëve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtë “DokuFest”, Prizreni shndërrohet në destinacion për filmdashës, regjisorë e vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme. Shfaqja e filmave në kinematë e hapura të qytetit ofron një eksperiencë fantastike, shumë të veçantë.

Hapja zyrtare e festivalit u bë mbrëmë në Kino Lumbardhi, ku u shfaq filmi “Fire of Love” ndërsa tema e këtij edicioni është “Si të mbijetojmë?” (How to Survive?), e cila vjen në formë të pyetjeve dhe synon t’u jap përgjigje shumë pyetjeve ekzistenciale.

May be an image of one or more people and outdoors

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin zëvendëskryeminsitrja e Republikës së Kosovës, Donika Gervalla, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, drejtori artistik i festivalit “DokuFest”, Veton Nurkollari, deputeti, Haxhi Avdyli, ish Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Ambasadorë, regjisorë e artdashës.

Në edicionin e 21-të, “DokuFest” ofron një program të pasur me më shumë se 250 filma, punëtori, diskutime e mbrëmje muzikore. Në kinemanë “Lumbardhi” do të shfaqen 108 filma garues nga 58 shtete në këto kategori: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”. Filmat garues do të vlerësohen nga një juri e veçantë profesionale për secilën kategori.

“DokuFest”do të mbahet deri më 13 gusht 2022.

May be an image of 5 people and outdoors

 

Më Shumë

U mbajt tubim përkujtimor pas ndarjes nga jeta të profesorit Hajdar Mallaku

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, u mbajt një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, mësimdhënës dhe krijues letrar...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit