10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Ka vdekur aktori Hadi Shehu

Aktori i madh i teatrit kosovar, Hadi Shehu, është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Teatri i Gjakovës, përmes një njoftimi të postuar në Facebook.

“LAMTUMIRË ikona e Artit Shqiptar. Me pikëllim në zemër ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë ikona e artit shqiptar, ikona e Teatrit tonë… Ky lajm na ka tronditur jashtëzakonisht shumë prandaj çdo fjalë e shkruar më tepër do të jetë shumë e zorshme për ne. Shprehim ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit artistik. Prehu në paqe i pavdekshmi Z.Hadi Shehu”, shkruan në njoftimin e këtij teatri.

Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.

Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007.

Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlen të përmendën: “Fisheku në pajë”, “Njeriu me top”, “Epoka para Gjyqit”, “Monserati”, “Kur shpirti ndërron jetë”…

Ka luajt në role kryesore në dhjetëra filma artistik, më të njohurit janë: “Gjurmë të bardha “ (1980), “Kur pranvera vonohet “ (1979), “Era dhe lisi “ (1979)./KultPlus.com

Më Shumë

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe...

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Lajmet e Fundit