Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të ditur se aktori Rraci ka vuajtur nga kancer para 10 vjetëve, ka pasur një operacion, pas së cilit ka qenë mirë. Kohëve të fundit i është përkeqësuar gjendja dhe i është nënshtruar tretmaneve mjekësore në New York, ku edhe ka vdekur. Haliti ka njoftuar se varrimi i tij do të bëhet në New York.

Haliti, pasi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të tij, është shprehur për rtv21 se ikja e Rracit do të lërë zbrazëti të madhe. Edhe kolegu tjetër i Rracit, aktori Agron Shala është shprehur se sot ka marrë lajm të rëndë dhe se është e vështirë t’i thuhet lamtumirë. “Sot e mora lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta të pridit, mikut, shokut, aktorit, ish-ushtarit të UÇK-së, Shkelzen Rraci (Xeni).

Aktori Shkëlzen Rraci është i njohur për publikun nga seriali “Cimerat” (2006-2010). Rraci ka qenë edhe pjesë e teatrit dhe shumë filmave.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit