9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kadare:Diktatori? Tirani i trembet famës së shkrimtarit

IsmailKadare6-30Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka qenë i ftuar në programin 3 të radios publike polake. Drejtuesi i emisionit radiofonik, është shprehur se ka në studio, shkrimtarin, për të cilin prej pothuaj 20 vjetësh flitet se pret Nobelin letrar, siç thuhet gjithashtu se pakkush si ai e meriton vërtet këtë çmim. Ismail Kadare i dha një intervistë Michal Nogas-it në apartamentin e tij në Tiranë.

Shkrimtari tashmë 78-vjeçar pjesën më të madhe të jetës së vet e ka kaluar në vendin e qeverisur nga diktatori komunist Enver Hoxha. Sesi jetohej në një shtet totalitar, krejtësisht të izoluar nga bota, në një shtet ku udhëheqësi i frikësohej kujtdo që guxonte të mendonte ndryshe- Kadare e përshkruan në veprat e veta.

Tek “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” përshkruan funksionimin e strukturave më të larta që me porosi të sundimtarit kontrollonin dhe interpretonin ëndrrat e vasalëve. Në librin “Trashëgimtari” tregon mbi vdekjen e politikanit që po bëhej i padëshirueshëm për njëshin, edhe pse- zyrtarisht- figuronte bashkëpunëtori i tij më i afërt dhe pasues i fronit. Tek “Vajza e Agamemnonit” rrëfen mbi një dashuri që në shtetin totalitar nuk kishte shanse të përmbushej. Ngaqë i ati i vajzës trembej se humbte pozitën dhe privilegjet.
Në intervistën që Ismail Kadare i dha Michal Nogas-it në Tiranë, shkrimtari veç të tjerash flet për diktaturën, diktatorin, letërsinë dhe Shqipërinë.

Interesimit mbi mendimin e tij për diktaturën dhe diktatorin shkrimtari i është përgjigjur në këtë mënyrë: “Tirani, despoti, sundimtari, ai që është në krye të cilitdo regjim, cilitdo sistem, për mendimin tim, është, ose së paku duhet të jetë, i vetëdijshëm- që një ditë do të ballafaqohet me opinionin dhe figurën e shkrimtarit të njohur dhe të respektuar. Shi për këtë i duhet njëfarësoj të kujdeset për shkrimtarin, ta mbrojë…Kështu ka qenë qysh nga kohërat e Neronit.

Tirani i trembet famës së shkrimtarit, fuqisë së tij vepruese, i trembet asaj që në kushte të tjera shkrimtari atë mund ta ndëshkojë”. Ndërsa, për letërsinë Kadare është shprehur: “Unë bëj pjesë ndër ata që kanë besim të pakufi, besim të mbinatyrshëm ndaj letërsisë… Letërsia gjykohet nga majat, jo nga mesatarja, baza. Në momentin që botohet një vepër letrare nuk i përket më vetëm autorit, vendit ku kjo vepër lindi, vendit të origjinës së autorit. Ajo tanimë i përket botës mbarë. Për më tepër vepra letrare jeton më gjatë se populli prej nga vjen autori i saj. Do të thosha madje se vepra letrare është më e fuqishme dhe më jetëgjatë se vetë gjuha…”.

Sipas shkrimtarit, ne, shqiptarët, kemi ashpërsinë evropiane. Jo atë orientale, të Lindjes së Mesme, apo turke, por, e theksoj, atë evropiane. Me këtë, ai thotë se donte të theksonte se kemi rrënjë, i përkasim traditës evropiane. E megjithëkëtë në shumë aspekte dallojmë thelbësisht prej saj…”.

Si jetohej në Shqipërinë e Hoxhës? Ç’ëndërronte një shkrimtar? Gjakmarrja, si fenomen shoqëror, dëshmon vallë, në një farë mënyre, për përkatësinë evropiane të Shqipërisë? Edhe këtyre pyetjeve, Ismail Kadare iu ka dhënë përgjigje në intervistën për Michal Nogas në apartamentin e tij në Tiranë. (Përktheu: Astrit Beqiri)

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit