7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zafa: Më PDK-në as në ëndërr!

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimi Demokratik (BD), që ka selinë në Prizren, Zafir Berisha, ka mohuar çfarëdo mundësie për ndonjë koalicion eventual me PDK-në, qoftë për pushtetin lokal në Prizren apo atë qendror në Prishtinë, pasi ai tashmë është deputet në përbërjen e re të Parlamentit.

“Do të trishtohesha sikur të shihja në ëndërr një koalicion me PDK-në. Kjo është një luftë speciale që bëhet ndaj nesh”, tha ai për “Zërin”, derisa demantoi shkrimet e fundit, të cilat kanë paralajmëruar një përafrim të BD-së në opozitë me PDK-në që mban pushtetin në Prizren.

BD është pjesë e koalicionit Nisma për Kosovë në nivel qendror. Berisha tha se në asnjë formë nuk do të ketë koalicion me PDK-në as në qendër dhe për këtë sapo ka biseduar me partnerët e nga Nisma, Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin.

“Përcaktimi ynë është që projekti i koalicionit opozitar të realizohet në Prishtinë, ndryshe mund të jemi opozitë”, tha ai.

Duke komentuar shkrimet në disa portale për gjoja një marrëveshje për koalicion lokal në Prizren, të cilat siç është thënë kanë ardhur pas mundësisë për dalje të AAK-së nga bashkëqeverisja me PDK-në, Berisha ka përjashtuar çdo mundësi të tillë, me arsyetimin se është shumë i vendosur që, siç tha, garniturën e korruptuar qeverisëse ta dërgojë në shtëpi, pasi ajo ka ndikuar negativisht në perspektivën e vendit tonë.

“Përderisa në krye të komunës së Prizrenit është një njeri i dënuar, si Ramadan Muja, ne edhe ëndërr po ta shinim një koalicion me ta do të ishte ofendim, e lerë më që edhe të ketë bashkëqeverisje me ta”, tha ai.

Kreu i BD-së tha se prizrenasit meritojnë një kryetar i cili punon në interes të qytetarëve e jo të grupeve parapolitike, të cilat veprojnë në Prizren, andaj po pret vendim e shkallës së dytë të gjykatës, duke qenë shumë i bindur se më së largu në tetor këtu do të ketë zgjedhje të reja për kryetar komune, ku BD bashkë me Nismën pretendojnë ngadhënjim në garën eventuale për postin e të parit të Prizrenit.

Më Shumë

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Lajmet e Fundit