14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kadri Veseli: Bashkim Shala nuk ka qenë shofer apo truprojë i imi

kadri-veseliZv/Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, reagoi ndaj një shkrimi që është botuar sot, ku akuzohej Hashim Shala për marrjen e 200 mijë eurove nga ajo që njihet si `skandali pasaportave.

Shkrimi thotë që Hashim Shala është vëllai i Bashkim Shalës dhe ky i fundit është shofer dhe roje i Kadri Veselit. Vet Veseli tha se Bashkimi nuk ka qenë ndonjëherë dhe as nuk është shofer apo truproje e tij.

Reagimi i plotë i Zv/Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ndaj shkrimit të botuar në Koha Ditore:

Në gazetën tuaj të datës 14.6.2014, në artikullin “200 mijë euro në llogarinë e vëllait të shoferit të Kadri Veselit”, faqe 1 dhe 4, keni apostrofuar emrin tim, me tendencë denigruese, në vazhdën e shkrimeve të mëhershme, qëllim i të cilave kanë qenë sulmet e paargumentuara ad-hominem, kundër meje dhe organizatës të cilën e kam drejtuar.

Pohimi juaj është një shpifje e radhës drejtuar ndaj meje. Përkundër mundësisë që keni pasur në çdo moment për ta verifikuar vërtetësinë e pohimit tuaj, ju keni zgjedhur që te botoni një gënjeshtër te re, duke tentuar për ta ndërlidhur me mua, personin e apostrofuar në artikull.

Siç jam i sigurt se e dini edhe ju, Bashkim Shala nuk ka qenë dhe nuk është as shofer e as përcjellës imi. Unë nuk i kuptoj arsyet e këtij mashtrimi të radhës që po i bëni opinionit publik, por ato arsye le të mbesin në ndërgjegjen tuaj dhe përgjegjësinë tuaj profesionale.

Afera korruptive që trajton artikulli duhet t’i nënshtrohet plotësisht procesit ligjor, gjë që është duke ndodhur, dhe të gjithë shkelësit e ligjit duhet të marrin dënimet e merituara, sipas ligjeve në fuqi. Ndërsa, unë uroj që ju si medium serioz t’i nënshtroheni së paku etikes dhe moralit profesional, sepse keqinformimi i qëllimshëm dhe sulmet personale nuk i kontribuojnë zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe qytetare. /Veriu.info/

Previous article
Next article

Më Shumë

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Thirrje për fermerët e Rahovecit: Bashkohuni në Agrofesta 2024 në Krushë të Madhe!

Komuna e Rahovecit ka njoftuar organizimin e festivalit Agrofesta 2024, që do të mbahet më 3 dhe 4 gusht në Krushë të Madhe, raporton...

Lajmet e Fundit