6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Kadri Veseli në Zym të Hasit për përurimin e bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përuruar sot bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Zym të Hasit.

Veseli ka thënë me këtë rast se heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur.

“Këtë vit jubilar të përvjetorit të 550-të të vdekjes së Skënderbeut po e finalizojmë me përurimin e një shtatore madhështore të tij në Zym, në skajin verilindor të zotërimeve të familjes së Kastriotëve. Heroi ynë kombëtar ka qenë burim i madh frymëzimi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke na dëshmuar se, kur bënë një luftë të drejtë për liri, fitorja është e arritshme edhe përballë një armiku shumëfish më të madh e më mirë të armatosur. Po ashtu, ai aleatët i ka kërkuar gjithmonë në Perëndim, çka është një amanet i orientimit gjeopolitik që ne ende e ndjekim me përpikëri”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sonte në Prizren për epërsinë në seri

Gjysmëfinalet e “Play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte me një duel shumë interesant mes Bashkimi dhe Bora. Seria aktualisht është e barabartë 1:1, duke e bërë...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit