8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kadri Veseli sot merr pjesë në zgjedhjet e nëndëgës së PDK-së në Korishë

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, do të marrë pjesë sor në Kuvendin zgjedhor të nëndegës në Korishë të Prizrenit.

“Nesër me datë 25 nëntor 2018 duke filluar nga ora 13:00 mbahet Kuvendi Zgjedhorë i Partisë Demokratike të Kosovës në nëndegën e Korishës. Në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Kuvendit zgjedhorë do jetë pjesëmarrës edhe Kryetari i PDK-së Kadri Veseli”, njofton PDK në Prizren.

Samir Hoxha, kryetar i Komisionit zgjedhor të PDK-së në prizren tha se ky proces po ecën mirë.
“PDK ka filluar procesin zgjedhor brenda partiak. Përgatitjet për procesin zgjedhor deri më tani po ecin në drejtimin e duhur, falë strukturave drejtuese të PDK-së, të cilat po tregojnë gatishmëri dhe përgjegjësi për të punuar”, tha Hoxha.

“Evidente dhe shumë inkurajuese është interesimi i madh i shumë qytetarëve për të qenë pjesë e strukturave të PDK-së, për tu anëtarësuar dhe për të marrë përgjegjësi në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës e cila drejtohet në frymën e “Dekadës së Re” të cilën po e udhëheq kryetari i PDK-së, Kadri Veseli”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Këta janë 4 lojtarët që udhëhoqën Bashkimin dhe Borën në këtë seri me më së shumti pikë

Në serinë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Borës, përgjegjësinë kryesore në sulm e kanë marrë liderët e dy skuadrave, të cilët kanë qenë vendimtarë në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit