10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kadri Veseli takoi gratë e Krushës së Vogël

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka takuar gratë e Krushës së Vogël, të cilave u printe Shpresa Shehu, kryetare e fshatit Krushë e Vogël.
Shehu me bashkëpunëtoret e saj, prezantuan çështjen e të pagjeturve dhe zbardhjen e fatit të tyre, brengë jo vetëm për këtë fshat që përjetoi ndër tragjeditë më të mëdha në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, si dhe çështjet tjera që lidhen me mirëqenien e banorëve të këtij fshati dhe infrastrukturën.

Kryetari Veseli shprehu përkushtimin e tij institucional për çështjen e të pagjeturve, që Krusha e Vogël, por edhe familjet dhe vendbanimet që përjetuan më së shumti nga lufta e fundit, të kenë përkujdesjen e duhur, përkrahjen nga institucionet, jo vetëm në arsim e shëndetësi, por edhe infrastrukturë, ngritjen e mirëqenies dhe punësimin.

Kryetari Veseli u ofroi grave të Krushës përkrahje konkrete në projekte biznesore, të ngjashme me projektet që tanimë janë realizuar në Krushën e Madhe. Hapat e parë konkretë në këtë drejtim, theksoi Veseli, do të fillojnë që në pjesën e parë të vitit që vjen. /Telegrafi/

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Lajmet e Fundit