7.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Kadri Veseli vazhdon me qeverisjen e të dështuarve

Ndërrimi i lidershipit që ndodhi në PDK me zyrtarizimin e kryetarit të ri, Kadri Veselit në konventën zgjedhore të javës së kaluar, me premtimet e tij se po e nis një mision të ri për zhvillimin e vendit dhe forcimin e mirëqenies së qytetarëve, me ndryshime pozitive në procesin e shtetndërtimit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për analistët politikë shihet nga këndvështrime të ndryshme. Optimisti më i madh, i cili pret mbajtjen e fjalës së dhënë para strukturave partiake dhe qytetarëve të vendit për ndryshime pozitive, është analisti politik Nexhmedin Spahiu. Sipas tij, nëse vendi nuk shkon shpejt në zgjedhje të reja, kreu i ri i PDK-së do të fillojë që gradualisht të imponojë ndryshime kualitative në kabinetin qeveritar, madje duke ndikuar dhe te partneri tjetër politik, LDK-ja.

“Problemi i Qeverisë së Kosovës nuk është te ministrat po te vetë kryeministri. Kadri Veseli nuk është tip i hapave bravurozë e radikalë, ai më tepër punon nëndheshëm e në mënyrë shumë të matur. Sigurisht që do të bëjë ndryshime, por ato nuk do të duken se po i bën ai, porse po ndodhin vetvetiu,” tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Spahiu: Veseli përtej Thaçit

Analisti Spahiu konsideron se maturia Kadri Veselit në veprime dhe fryma e gatishmërisë për të bashkëpunuar me çdo figurë publike dhe politike për interesin e vendit e bën atë një politikan shumë karizmatik, të respektueshëm për anëtarësinë e partisë, por edhe të pranueshëm për t’u afruar me subjektet e tjera politike, qoftë edhe më rivalët më të fortë, dhe kjo shkon vetëm në llogari të forcimit dhe të reformimit të PDK-së.

“Ka dy arsye që PDK-ja të jetë më e fortë me Kadri Veselin kryetar të saj. Së pari, tani e ka në dorë institucionin e Presidentit, që nuk e kishte kurrë më parë dhe së dyti, tani në krye të partisë e ka themeluesin faktik të saj, i cili ndoshta nuk mund të matet me paraqitjen vizive të Hashim Thaçit, por e tejkalon atë me seriozitet e maturi”, tha Spahiu për “Kosova Sot”.

Mirëpo, për analistin Blerim Burjani, zotimi dhe premtimi i Veselit për ndryshime të thella në qeverisjen e mirë të vendit, duke përfshirë ristrukturimin e partisë dhe ndryshimin e politikave të dështuara qeveritare, është një mision i pamundur, pasi në këtë subjekt politik- PDK, me vite të tëra është shtresuar një klientelë joprofesionale, e cila kontrollon pjesën dër- ngjitet lart deri në kupolën qeveritare, prandaj edhe një ballafaqim i hapur i Veselit me këtë strukture është një luftë frontale që zor se mund të fitohet. Burjani: Kryetarit të ri i mungon vizioni Sipas Burjanit, asnjëherë deri më tani nga radhët e PDK-së nuk ka pasur dhe nuk pritet të ketë së shpejti qeverisje dhe njerëz me ndikim që kanë ndikuar pozitivisht në politikëbërje të brendshme dhe në qeverisje të vendit. “Klasa intelektuale politike brenda këtij subjekti politik, PDK, nuk ka pasur poste udhëheqëse dhe ndikim në të mirë të qeverisjes për interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Për këtë pasojë, edhe numri i intelektualëve në mënyrë rapide ka rënë.

Për këtë pasojë tani është vështirë të ngrihet dhe të reformohet, sepse ky subjekt funksionon me njerëz të dëgjueshëm. E, që një numër i madh i tyre kanë përfituar shumë personalisht me grupet e tyre të ngushta të interesit, derisa mirëqenia qytetare nuk ka shënuar ndryshim dhe ngritje pozitive aspak”, tha Blerim Burjani. Ai tha se ka një këshillë për t’i dhënë kreut të ri të PDK-së, nëse ai vërtet synon që t’i përmbushë premtimet që i dha me rastin e zgjedhjes në krye të partisë. ” Kadriu ka nevojë që të adaptohet më shumë në rrethanat aktuale politike. Ai ka nevojë më të madhe për mbështetje, por që në këtë aspekt duket se është akoma me vizion të mangët, edhe pse retorika e tij me fjalor politik është më shumë populiste, ndonëse ka një dozë të dukshme të një njeriu praktik dhe veprues, por ai deri më tani asnjëherë nuk ka shpërfaqur një strategji për zhvillimin ndryshe në PDK. Pra, aktualisht po duket se nuk ka program për ndryshim kadrovik. Ai edhe vetë dëshmoi duke u deklaruar se nuk do të ndërrojë asnjë nga ministrat e PDK-së , e kjo lë të nënkuptohet se deri në fund të këtij mandati te PDK-ja edhe me kreun e ri të posazgjedhur do ta vazhdojë rrugën me përkthyes dhe servilë dhe pa intelektualë të mirë- fillte”,tha Burjani për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Osmani për liderët e partive: Kishin qëndrime të ndryshme, por pati një disponim minimal

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka përgëzuar liderët politikë që ishin pjesë e takimit të thirrur nga e para e shtetit për siç...

Shpërthimi në veturën e Hajdarit, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.K. i cili dyshohet të jetë ai që kreu veprën penale duke...

Lajmet e Fundit