Kanalizimet në lumenj, shqetësim i madh për qytetarët e Dragashit

Ruajtja e ambientit është një kriter shumë i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian, por nga autoritet tona komunale ky kriter ende po injorohet.

Fatmir Halili, profesor universitar dhe ish kandidat i NISMA-s për kryetar të Dragashit, është njëri prej qytetarëve më të zëshëm sa i përket ngritjes së zërit për problemet që i rrethojnë qytetarët e komunës sonë.

Së fundmi Halili ka publikuar fotografi ku tregon se si kanalizimi derdhet në lum, duke shpërfaqur edhe vetëdijen tonë kolektive sa i përket ruajtjes së ambientit,shkruan Opojasot.

Postimi i plotë

Fotografitë e mëposhtme tregojnë dy gjëra. Së pari tregohet puna e keqe e qeverisjes lokale, e cila ka investuar në ndërtimin e kanalizimit tek lumi, ndërsa gypat kanë ngelur si mos më keq për afër tri vite, dhe së dyti, fotografitë tregojnë edukimin tonë qytetar, duke hedhur mbeturinat e shumta në lumë. Vërtet për keqardhje!

Më Shumë

“Festa e Automjeteve Historike” mbahet më 30 maj në qendër të Dragashit

Në kuadër të “Oldtimer Fest Prizren 2026”, Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Oldtimer Club Prizren organizon “Festën e Automjeteve Historike” në qendër të...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit