Kandidatët për deputetë të VV-së në Prizren: Qeveria e Vetëvendosjes do të jetë e të gjithëve

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje fushatën paraelektorale e kanë vazhduar në fshatin Velezhë dhe në lagjet “Tusuz” dhe “Ortakoll” të Prizrenit.

“Ajo që u tha më 6 tetor, do të vuloset në referendumin e 14 shkurtit”, shkruan LVV në Facebook .

“Velezha, Tusuzi e Ortakolli iu bashkangjitën fitores plebishitare të Lëvizjes. Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë, banorët shprehën pritshmëritë e tyre për qeverinë në ardhje”.

“Vetëm duke i bërë qytetarët bashkëpunëtorë në vendimmarrje mund ta zhvillojmë shtetin që duam, andaj dhe qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë qeveri e të gjithëve pa përjashtim”.

May be an image of 3 njerëz, people standing dhe people sitting

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit