27.3 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Kanë filluar zgjedhjet në fshatrat e Malishevës

MalishevaPas shpalljes së zgjedhjeve nga ana e Kuvendit të Komunës, për zgjedhjet në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, prej mbrëmë ka filluar edhe mbajtja e zgjedhjeve, sipas planit të hartuar nga Komisioni Komunal për monitorimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, ku janë organizuar tri takime, në Guncat, Temeqinë dhe Malishevë, ndërsa zgjedhjet në Mirushë, janë shtyrë për arsye objektive.

Sipas vendimit të Kuvendit të Komunës, zgjedhjet do të mbahen në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, prej ku do të dalin kryesitë dhe kryepleqtë, pasi sipas rregullores, mandati i kryesive dhe kryepleqve të fshatrave dhe vendbanimeve, përfundon me përfundimin e mandatit të anëtarëve të Asamblesë Komunale.

Komisioni Komunal për monitorimin dhe organizimin e zgjedhjeve, është i ndarë në dy grupe punuese në terren dhe pritet që brenda dy javëve të përfundoj procesi i zgjedhjes së kryesive dhe kryetarëve të fshatrave dhe vendbanimeve të Komunës së Malishevës.

Shtyrje eventuale të zgjedhjeve, mund të ketë për shkaqe teknike, siç mund të jetë mungesa e energjisë elektrike, ose shkaqe tjera objektive.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, komisioni komunal, do të përgatit raportin e plotë lidhur me këto zgjedhje dhe listën e të zgjedhurve, do ta procedoj për miratim në Kuvendin e Komunës.

Më Shumë

Abdyl Frashëri, ideologu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Sot janë bërë 186 vite nga lindja e patriotit të madh shqiptar dhe njërit nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashërit. Abdyl...

Ngriten 10 hektarë pemishte me dredhëza dhe boronica në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në kuadër të projektit me bashkëfinancim “Ngritja e pemishteve me pemë të imta – dredhëza dhe...

Thethi

Lajmet e Fundit