Në fund

NderimGashi-LDKProcesi zgjedhor në Degën e LDK-së në Prizren është në përfundim e sipër. Gjatë një periudhë të shkurtër kohore, pritet të mbahen vetëm edhe kuvendet zgjedhore në nëndegën e Nashecit dhe atë të Atmaxhë.

Për datën e mbajtjes së Kuvendit të Degës do të vendos Kryesia e Qendrore në Prishtinë.

Zëdhënësi Nderim Gashi, thotë se për arsye të disa polarizimeve brenda këtij subjekti politik është vonuar me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në Nashec dhe Atmaxhë.

“Një vonesë e tillë nuk ndikon në mbarëvajtjen e këtij procesi”.

Zgjedhjet e sivjetme Degën e LDK-së në Prizren ka zgjuar interesim të madh.Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më herët, për shkak të autoritetit që kishte numri një i LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu.

Ndryshe, për postin e të parit të subjektit më të madh opozitar në Prizren është duke u zhvilluar një garë e fortë ndërmjet kandidatëve që kanë shprehur ambicie për të zëvendësuar ish kryetarin shumëvjeçar të Degës, Eqrem Kryeziu/TVPZ/

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit