4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Kapen 2 revole dhe 200 fishekë te një udhëtar në Vërmicë

Oficerët doganor në Vërmicë kanë parandaluar futjen ilegale të dy armëve, gjatë kontrollit të ushtruar ne një autobus, shkruan PrizrenPress.

Oficerët doganor së bashku me oficerët policor kanë ndalur për kontroll në vijën e dytë një autobus me targa italiane ku gjatë kontrollit të bagazhit të udhëtarëve pikërisht tek kontrolli i një shtetasi kosovar janë gjetur dy revole të tipit Bruni Mod. 92 kal 9 mm dhe Bruni Mod. 85 kal 8 mm, si dhe 200 copë fishek 8 mm NIK SALVE-BLANK.

Pas përpilimit të procesit mbi ndalim-konfiskimin e armatimit dhe municionit personi i është arrestuar nga ana e Policisë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit si dhe rasti është përcjell tek Policia për procedim të mëtejmë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident tragjik në Prizren: Humb jetën një 29-vjeçar pas përplasjes me motoçikletë

Sot, më datë 19.03.2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren është raportuar një aksident trafiku në mes të një motoçiklete,...

Loja le të vazhdojë…

Nga Ismet Munishi, trajner i FC Liria Futbolli dikur ishte gëzim i thjeshtë… një top, disa njerëz dhe një arsye për t’u bashkuar. Sot, mjafton një bilbil dhe...

Lajmet e Fundit