5.2 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Kapen mallra të kontrabanduara në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës

Njësit e Doganës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara”, thuhet në njoftim.
Si rezultat, zyrtarët tanë kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme, të cilat nëse do të vendoseshin në treg, do të shkaktonin humbje buxhetit. Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara:
Cigare 278,960 copë
Poqa te thjeshta elektrike 1600 copë
Bombone 45 Kg
Çamçakëz 81 Kg
Brisqe të rrojës 244 Komplete
Vlera mallit: 5,432.71 €
Taksat Total: 18,342.56 €
Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë.
May be an image of indoor
No photo description available.No photo description available.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka...

Lajmet e Fundit