Kapen me marihuanë – arrestohet një burrë në Prizren dhe një i mitur në Suharekë

Në dy raste, policia ka arrestuar dy persona të cilët janë zënë me sasi droge të llojit marihuanë.

Një burrë është arrestuar në Prizren pasi tek i njëjti gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar tri paketime me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.55 gramë, njofton policia, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.

Ndërkaq në rastin tjetër, është arrestuar një i mitur në Suharekë pasi që gjatë kontrollimit të automjetit janë gjetur dhe janë konfiskuar 43 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit