3.1 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Kapet edhe i dyshuari i dytë për grabitjen në Marash të Prizrenit

Tri ditë më parë,saktësisht më 23 qershor, në orët e mbrëmjes, përderisa dy qytetarë të Prizrenit ishin duke shëtitur në shtegun ‘Marash’, janë sulmuar dhe grabitur nga dy persona, të cilët përveç lëndimeve që iu kanë shkaktuar viktimave kanë arritur t’ua marrin me forcë edhe një shumë parash.

Patrulla policore pas informacionit të marrë për rastin ka ndaluar një person të dyshimtë, kurse tjetri kishte arritur t’i shmanget ndalimit të Policisë në atë kohë dhe nuk dihej identiteti i tij.

Hetuesit e Policisë në Prizren në saje të përpjekjeve intensive ia kanë dalë të identifikojnë edhe personin e dytë të dyshimtë, të përfshirë në veprën e grabitjes dhe ai sot është ndaluar, pavarësisht përpjekjes për t’iu shmangur kontrollit dhe arrestimit, bëri të ditur Policia në Prizren.

Gjatë intervistimit, në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshimti ka pranuar se e ka kryer këtë veprim. Me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë në mbajtje.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

L. B. lindur me 2001, m/sh/k

E. T. lindur me 1992, m/sh/k

Rasti është duke u trajtuar nga hetimet e Policisë në Prizren, saktëson njoftimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren

Më Shumë

Liria në Durrës, nis përgatitjet për pranverë

Skuadra e Lirisë, që në stinorin 2023/24 ra nga Superliga dhe këtë stinor 2024/25 po tenton rikthimin aty, ka arritur të martën në Durrës...

Nait Hasani dëshmon për përjetimet në burgun e Dubravës: Më kanë torturuar dhe fyer

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte Gavrilo Milosavleviq, ish-deputeti Nait Hasani, në cilësinë e dëshmitarit...

Lajmet e Fundit