Kapet shqiptari me 300 mijë stërlina në sirtarin e dollapit

Pas një hetimi disamujor, “National Crime Agency” sekuestroi në shtëpinë e një shqiptari në Londër 300 mijë e 500 stërlina, që i mbante në sirtarin e një dollapi rrobash.

Altin Nase, 41 vjeç, do të ndalohej me makinën që udhëtonte, nën dyshimin se transportonte drogë. Por oficerët e NCA-së gjetën një çantë sportive me 269 mijë stërlina.

Makina drejtohej nga bashkëpunëtori i Altin Nases, një shtetas algjerian i quajtur Shwan Abubaker, të cilit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 2.000 stërlina, si dhe dy kg kokainë me vlerë shitjeje në treg prej 440 mijë stërlinash.

Sipas policisë londineze, si pasojë e këtij investigimi u sekuestruan 626 mijë stërlina. Nase dhe Abubaker pranuan akuzat në gjykatën “Blackfriars Crown Court”, duke u dënuar në total me 9 vite e 8 muaj burg. /Top Channel

Më Shumë

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit