4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kaq mund të gjobiteni nëse e merrni produktin pa kupon fiskal

Përveç bizneseve të cilat janë të detyruara t’u lëshojnë kupon fiskal secilit blerës, edhe konsumatorët janë të obliguar ta kërkojnë kuponin për çfarëdo blerje, nëse ky i fundit nuk iu jepet vet nga dyqani.

Pra, sipas ligjit, edhe ju si konsumator mund të gjobiteni nëse pranoni të merrni produktin pa kupon fiskal. Madje, gjoba për një veprim të tillë mund t’ju kushtojë 20 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve, thotë se të gjitha bizneset obligohen të lëshojnë kupon fiskal, por, një pjesë e përgjegjësisë iu mveshet edhe konsumatorëve.Reklama e sponzorizuar

Sipas tyre, Administrata Tatimore e Kosovës e rezervon të drejtën për të ju gjobitur në qoftë se pranoni të merrni produktin apo shërbimin pa kupon fiskal.

Ligji për ATK, neni 53, pika 7, mes tjerash përkufizon se ”… Çdo konsumator i cili largohet nga objektet e biznesit pas blerjes së mallrave apo shërbimeve pa kërkuar kupon duke reflektuar blerjen e atyre mallrave apo shërbimeve do t’i nënshtrohet një gjobe prej njëzet (20) Euro.”

Mbrojtësit e Konsumatorëve iu bëjnë thirrje qytetarëve se sa herë që kuponi fiskal nuk iu jepet, të raportojnë përmes telefonit në ATK në këtë numër: 038 222 165.

“KUPONI FISKAL ËSHTË PËRGJEGJËSI E

Më Shumë

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Deklarata e Roma-s ka bërë të qartë se Evan Ndicka nuk kishte ndonjë patologji kardiake, ndaj dhimbjet e gjoksit dhe vështirësitë në frymëmarrje i...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit